Nga data 20 gusht, në Kosovë po mendohet që personave të pavaksinuar t’i ndalohet hyrja në qendra tregtare, festime familjare si dhe në restorante, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Kjo masë u paralajmërua nga Dhoma e Hotelerisë dhe Turizmit dhe nga Shoqata e Gastronomëve.
Në Ministrinë e Shëndetësisë, në një përgjigje me shkrim për Radio Evropa e Lirë u njoftua se ende nuk ka vendim për ndonjë masë të tillë.
Çdo i vaksinuar mund të paraqesë kartelën e vaksinimit përpara se të shkojë në restorant ose në aktivitetet e tjera të përfshira.
Për zbatimin e masës do të ngarkohen vetë bizneset private.