SPAK përfundon hetimet për gjyqtaren Hoxha, akuzohet për korrupsion në bashkëpunim

Nga Exit News
SPAK përfundon hetimet për gjyqtaren Hoxha, akuzohet për korrupsion në bashkëpunim

Prokuroia e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK ka kërkuar dënimin e gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha për korrupsion në këmbim të lirimit të të dënuarve. Kjo akuzë dënohet nga 3 deri në 10 vjet burg sipas Kodit Penal.

SPAK ka akuzuar avokatin Aldo Tabaku për korrupsion të funksionarëve public dhe për përfitim të shumave mbi 50 mijë lekë. Për këto dy vepra penale dënimi parashikohet nga 5 vjet në 14 vjet burg.

Prokuroria ka mbyllur hetimet edhe për pesë persona të tjerë të përfshirë në skemën e lirimit nga burgu të të dënuarve të rrezikshëm.

Kështu, Gazmir Nezaj, dhe sekretarja e Gjykatës Mallkuçi u akuzuan për korrupsion pasiv dhe ushtrim i paligjëshm i ndikimit. Dënimi i parashikuar për to varion nga 3 vite në 8 vite burg.

3 të arrestuarit e tjerë, Bledar Petani, Sajmir Petani, dhe Altin Skëndaj u akuzuan për “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Kjo vepër penale dënohet me 1 deri në 4 vjet burg.

Hoxha në bashkëpunim me këta persona ka liruar të dënuar të rrezikshëm në këmbim të parave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>