Në Kosovë është rritur në mënyrë drastike numri i infektimeve me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 888 raste të reja nga 6086 testime të kryera.
Janë rreth 330 raste më shumë se të martën dhe 500 më shumë se të hënën.
Rritja e rasteve në Kosovë ka nisur pas infektimeve me variantin Delta.
Një person ka humbur jetën gjatë të njejtit interval kohor ndërsa 38 janë shëruar.
Në Kosovë janë aktualisht 3489 persona të infektuar me COVID-19
Në 24 orët e fundit janë dhënë 16 905 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 521 737 doza nga të cilat 174 991 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat.