A ka mbajtur Gjermania qëndrim në lidhje me Open Balkans?

Nga Rezarta Caushaj
A ka mbajtur Gjermania qëndrim në lidhje me Open Balkans?

Një deklaratë e cituar nga Gazeta Ekspress si qëndrimi i një zëdhënësi të qeverisë gjermane bëri bujë të mërkurën, pasi u interpretua lirshëm si një mbështetje e Gjermanisë ndaj projektit të Minishengenit (Open Balkans).

Kryeminstri Rama ishte ndër të parët që e përdori për të sulmuar kritikët dhe kundërshtarët, duke e trumpetuar si provë të përkrahjes gjermane e, indirekt, asaj evropiane.

Exit analizoi këtu se si mund të interpretoheshin deklaratat e sotme, nëse ato burojnë vërtetë nga qeveria gjermane.

Një gjë e tillë mund të debatohet, nisur nga fakti se deklaratat në fjalë, të etiketuara si ekskluzive nga Gazeta Express, janë bërë nga një zëdhënës pa emër.

Kjo përbën një praktikë jo të zakontë të komunikimit të qëndrimeve të qeverive, ndaj, nisur nga sa më sipër, mund të dalim në përfundimin se nuk kemi të bëjmë me qëndrimin zyrtar të qeverisë gjermane.

Exit ka dërguar një kërkesë për konfirmim pranë ambasadës gjermane në Kosovë për të hedhur dritë mbi komentet.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>