Rama e interpreton deklaratën e Gjermanisë si mbështetje ndaj Minishengenit

Nga Exit News
Rama e interpreton deklaratën e Gjermanisë si mbështetje ndaj Minishengenit

Kryeministri Edi Rama e interpretoi qëndrimin jo zyrtar të qeverisë gjermane mbi Open Balkans (ish-MiniShengeni Ballkanik) të mërkurën si një mbështetje për nismën.

Duke komentuar në rrjetin Tëitter me nota ironike, Rama shkruan se për çudi qeveria gjermane e mbështet projektin “ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq”.

Sipas tij, Gjermania kërkon “me urgjencë” nënshkrimin e marrëveshjeve për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan të 6 tetorit.

Ndërsa, kërkesën e qeverisë gjermane për gjithëpërfshirje, kryeministri e konsideroi si kërkesë për zgjatjen e dorës së bashkëpunimit të gjitha vendeve të rajonit, por vetëm aq

“…as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!,” shkruan Rama.

Nga ana tjetër, qeveria gjermane në deklaratën e saj ka shmangur referimin direkt ndaj “Open Balkans”, paçka se ishte pyetur në mënyrë eksplicite për të.

Së bashku me përdorimin nga gjermanët të termit “Treg i Përbashkët”, që shkon përtej 4 lirive ekonomike të Open Balkans, ngre dyshime nëse, akualisht, deklarata e sotme mund të lexohet si mbështetje ndaj këtij të fundit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>