Më pak se një javë pas përfundimit të Lojrave Olimpike 2020, Tokio raportoi një rritje të mprehtë të rasteve të koronavirusit në kryeqytet dhe një numër rekord të pacientëve të sëmurë rëndë.
Qyteti regjistroi 4,989 infeksione të enjten – shumica e të prekurve ishin rreth të 20-tave – dhe numri me simptoma të rënda u rrit në një rekord prej 218, raporton Japan Times.
Japonia raportoi 15,812 raste të reja të mërkurën – një rekord i ri ditor – dhe kishte 20 vdekje shtesë.
Qytetet Osaka, Shizuoka, Mie, Shiga, Kyoto, Nara, Ehime, Kumamoto dhe Kagoshima raportuan një numër rekord të rasteve të reja.
Pas ceremonisë përmbyllëse të Lojërave Olimpike të dielën, Tokio tani po përgatitet për fillimin e Paraolimpiadës, e cila fillon më 24 gusht.