Varianti delta ka kthyer shifrat e larta të infektimeve në SHBA brenda disa javësh ndërsa përhapet në të gjithë botën.
Varianti shumë ngjitës i COVID-19 konsiderohet të paktën dy herë më ngjitës se ai i llojit alfa, dhe ekspertët thonë se transmetueshmëria e shtuar ka gjasa të ketë nxitur rritjen e rasteve të COVID-19, shtrimet në spital dhe vdekjet në të gjithë vendin.
Por ende nuk dihet shumë për mutacionin delta pasi shkencëtarët përpiqen të kuptojnë më mirë përhapjen.
Delta është më e transmetueshme se llojet e mëparshme të COVID-19
Niveli i shpejtë i transmetueshmërisë së Deltë-s konsiderohet kryesore për përhapjen e saj, pasi është përhapur në të paktën 117 vende. Ashtu si viruset e tjera, COVID-19 po evoluon, veçanërisht përmes mutacioneve të paplanifikuara.
Një studim nga Mbretëria e Bashkuar në maj sugjeroi që mutacioni Delta mund të ishte 60 për qind më i transmetueshëm se varianti alfa, i cili tashmë ishte më ngjitës se lloji origjinal.
Por ekspertët janë të ndarë në këtë pikë, disa thonë se delta mund të jetë më e transmetueshme dhe të tjerë thonë se mund të jetë më pak.
Studiuesit nuk janë të sigurt për atë që e bën variantin delta më të transmetueshëm, por ka disa të dhëna.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka shifrat e veta që ilustrojnë sesi mutacioni u bë kaq i përhapur këtë verë. Projeksioni i fundit i agjencisë është se 97.4 përqind e të gjitha rasteve të koronavirusit vijnë nga varianti delta.
Kjo shënon një rritje të rastve nga 1.6 përqind e vlerësuar në fillim të majit në 14.1 përqind në fillim të qershorit.
Shumica e njerëzve të infektuar me COVID -19 nuk mund ta dinë nëse janë të infektuar me Delta pasi nuk ka nje test për zbulimin e këtij mutacioni.
Ka ngarkesë të madhe virale
Ekspertët shëndetësorë po shqyrtojnë ngarkesën virale të variantit delta, dhe se sa ngarkesë virale mund të transmetojë një person, në krahasim me llojet e mëparshme të COVID-19.
Një studim nga Kina sugjeroi që ngarkesa virale e Deltës mund të jetë më shumë se 1.000 herë më e lartë se lloji origjinal.
Vaksinat janë ende efektive kundër Deltës
Studimet kanë gjetur se të paktën pesë vaksina, përfshirë ato të përdorura në SHBA, janë efektive kundër variantit Delta.
Më parë ishte e paqartë nëse vaksina Johnson & Johnson, me vetëm një dozë, ishte po aq efektive. Por një studim i publikuar javën e kaluar zbuloi se përgjigja imune zgjati të paktën tetë muaj.
Disa studime tregojnë se vaksinat mund të ketë një rënie shumë të vogël në efektivitet kundër versioneve të reja të koronavirusit të shkaktuar nga varianti Delta.
Vaksinat COVID-19, si çdo tjetër, gjithashtu nuk janë perfekte në parandalimin e të gjitha infeksioneve dhe sëmundjeve delta.
Por shkencëtarët pajtohen që studimet kanë treguar se popullsia e vaksinuar ka më pak të ngjarë të infektohet dhe shumë më pak të ngjarë të shtrohet në spital ose të vdesë nga varianti Delta sesa i pavaksinuari.