Në Malin e Tërbunit vazhdon zjarri. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ka nisur shuarja e zjarrit nga ajri.
Sipas ministrisë vazhdon zjarri në fshatin Flet në bashkinë e Fushë-Arrëzit dhe në fshatin Dardhë ku situata është delikate dhe po punohet nga ajri me helikopterin tonë për ta izoluar.
Në fshatin Thirrë aktualisht situata është më e qetë dhe punohet për vënien nën kontroll të vatrave.
Në “Majën e Rrunës” situata e vatrave të zjarrit vazhdon të jetë problematike.
Në fshatin Kaçni në Dibër, gjatë natës zjarri është zhvilluar në dy vatra.