Britania të martën njoftoi strehimin e përhershem të 20 mijë afganëve. Kryeministri britanik njoftoi skemën zhvendosjeje për afganët që largoheshin nga talebanët, duke ofruar 5,000 viza në vitin e parë, e deri në 20,000 në afat të gjatë.
Rreth 900 trupa britanike janë kthyer në kryeqytetin afgan për të ndihmuar në riatdhesimin e mijëra shtetasve britanikë, përfshirë stafin e ambasadës, pas kthimit të islamistëve.
Londra tha se përparësi do t’u jepet atyre që janë më të rrezikuar, përfshirë gratë afgane, fëmijët dhe të tjerët të detyruar të largohen ose të përballen me kërcënime dhe persekutime nga grupet talibane, duke u ofruar atyre një shans për të qëndruar në Britani për një kohë të pacaktuar.
“Kjo skemë e zhvendosjes do të mbahet nën rishikim të mëtejshëm për vitet e ardhshme, me deri në një total prej 20,000 në afat të gjatë,” tha ministria e Brendshme në një deklaratë.
Britania ishte një nga aleatët më të fortë të Shteteve të Bashkuara në “luftën kundër terrorit” të presidentit George W. Bush, e nisur pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork dhe Uashington.
Në provincën e trazuar jugore afgane të Helmand, Britania kishte 9,500 personel dhe 137 baza vetëm. Dhe përfshirja e saj erdhi me një kosto, me më shumë se 450 trupa të vrarë.
Por politikanët e lartë dhe ushtarakët e lartë kanë dënuar marrëveshjen e paqes të ndërmjetësuar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump që çoi në tërheqjen e forcave të udhëhequra nga SHBA dhe u dha talebanëve mundësinë të ktheheshin, praktikisht të pakundërshtuar.
Bitania tha se po punonte me aleatët e huaj, përfshirë partneritetin e inteligjencës “Five Eyes” me Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Australinë dhe Zelandën e Re, për të identifikuar ata që ishin më të rrezikuar, edhe pse udhëheqësit talebanë premtuan një amnisti dhe u zotuan të mos marrin hakmarrje