Policia arrestoi ish-zëvendës ministrin e Integrimit Albert Gajo për zjarrëvënie të qëllimshme. Ai u denoncua nga fqinji i tij Byro Rusi, e të cilin ndodhet në konflikt për pronën prej shumë vitesh
Rusi e akuzoi Gajon për djegien e 2.5 hektarëve me vreshta, në pronësi të të dyve.
Ai tha për Neës 24 se Gajo ka hedhur disa shashka për të trembur zogjtë që të mos i hanin rrushin hde nga kjo ka shpërthyer zjarri.
Gjithashtu, Rusi sqaroi se ai ndodhet në gjyq me Gajon, pasi ky i fundit e ka akuzuar për “tentativë vrasje, kërcënim”, për një konflik të lindur për vreshtat.
Rusi e akuzon Gajon se e ka përfituar tokën përmes ndikimit politik, dhe sepse bashkëshortja e tij është kushuri me Rusin.