Shtatë civilë afganë kanë vdekur në turmat jashtë aeroportit të Kabulit, ndërsa njerëzit dëshpërimisht përpiqen të ikin nga marrja nën kontroll e Afganistanit nga talebanët, njofton Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar
“Kushtet në terren mbeten jashtëzakonisht sfiduese, por ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të menaxhuar situatën në mënyrë sa më të sigurt” tha një zëdhënës në një deklaratë.
Ka pasur skena kaotike jashtë aeroportit të Kabulit, ndërsa mijëra afganë janë përpjekur dëshpërimisht të shpëtojnë dhe qeveritë janë përpjekur të evakuojnë qytetarët e tyre dhe bashkëpunëtorët afganë.
Rreth 4 500 trupa amerikane kanë nën kontrollin e përkohshëm të Aeroportit e Kabulit, me rreth 900 ushtarë britanikë gjithashtu në patrullim, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar fluturimet e evakuimit.
Militantët talebanë kanë qenë duke kontrolluar postblloqe rreth perimetrit të aeroportit dhe kanë bllokuar afganët pa dokumente që të hyjnë në aeroport.