Dy persona kanë humbur jetën të dielën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Marinëz të Fierit.
Personat që kanë humbur jetën janë punonjës të një kompanie sigurimi në zonë.
Automjeti me të cilin ata udhëtonin ra në një kanal dhe u desh ndërhyrja e mjeteve speciale për nxjerrjen e tij.
Policia është njoftuar për ngjarjen disa minuta pasi kishte ndodhur aksidenti nga kompania e sigurimit e cila kishte vënë re përmes sistemit GPS se automjeti nuk lëvizte.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit por dyshohet se shoferi i automjetit ka pësuar atak kardiak.