Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha të dielën se përpjekjet e SHBA-ve për evakuimin nga Afganistani mund të zgjaten përtej 31 gushtit.
Biden u përpoq të adresonte kritikat për pushtimin brenda 2 javëve të Afganistanit nga talebanët. Ai sqaroi se SHBA-të po përdornin linjat ajrore komerciale për të ndihmuar në zhvendosjen e evakuuarve.
“Gjendja e sigurisë po ndryshon me shpejtësi,” tha Biden, duke shtuar se SHBA po monitoron me kujdes çdo kërcënim terrorist, përfshirë ISIS-K, i cili mund të rrezikojë trupat amerikane, amerikanët ose civilët afganë pranë aeroportit.
Gjatë fundjavës, Ambasada Amerikane në Afganistan paralajmëroi amerikanët të mos udhëtonin drejt aeroportit të Kabulit “për shkak të kërcënimeve të mundshme të sigurisë”.
Shtëpia e Bardhë njoftoi në një deklaratë me email të dielën se që nga 14 gushti, SHBA ka evakuuar dhe lehtësuar evakuimin e rreth 30,300 njerëzve në fluturimet ushtarake.
“Që nga fundi i korrikut, ne kemi zhvendosur afërsisht 35,500 njerëz,” shtoi deklarata – duke vënë në dukje se 1,700 pasagjerë u evakuuan nga aeroporti i Kabulit vetëm te dielën.
“Kushdo që mbërrin në Shtetet e Bashkuara do t’i nënshtrohet një kontrolli të sigursië,” shtoi Biden.