Gjermania nuk do të vendos më masa në bazë të incidencës ditore të infektimeve me Covid-19, por në bazë të ngarkesës së spitaleve.
Shkalla e incidencës shtatë ditore përbënte një nga kriteret kryesore në përcaktimin nëse kufizimet mund të vendoseshin ose hiqeshin.
Pragu i infektimit 35, 50 dhe 100 për 100,000 njerëz mund të çonte në izolimin apo heqjen e karantinës për kategori të ndryshme të shoqërisë.
Incidenca aktuale në vend, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch qëndron në nivelin 56.4 infektime për 100 mijë banorë.
Në vend të kësaj qeveria do të monitorojë shtrimet në spital si një tregues nëse sistemi shëndetësor po mbingarkohet, sipas një burimi për Reuters.
Me rritjen e nivelit të vaksinimit, janë shtuar zërat që kërkojnë që incidenca të mos përdoret më për të vlerësuar nëse karantina e përgjithshme do të jetë apo jo e nevojshme.
Gjermania ka vaksinuar plotësisht 59% të popullsisë, ndërkohë që 64% kanë marr të paktën një dozë të vaksinës.
Të dhënat e deritanishme sugjerojnë se vaksinimi ka ulur nivelin e vdekshmërisë dhe simptomave të rënda të koronavirusit, pavarësisht rritjes së numrit të infektimeve për shkak të variantit shumë të trasmetueshëm Delta.
Gjermania shpalli javën e kaluar se ishte në fillim të valës së katërt të përhapjes së Covid-19.
Më herët, Kancelarja Merkel ishte shprehur se e vetmja mënyrë për të luftuar nëj valë të tillë ishtë përmes vaksinimit, paçka se ajo refuzon ta bëjë atë të detyruar duke mos dashur të nxisë mosbesimin e publikut tek institucionet.