Kompania Airbnb do të strehojë 20,000 refugjatëve afganë në të gjithë botën, u shpreh themeluesi Brian Chesky në Tëitter të martën.
“Zhvendosja refugjatëve afganë në SHBA dhe gjetkë është një nga krizat më të mëdha humanitare të kohës sonë,” shkroi Chesky.
Vendet dhe organizatat bamirëse në të gjithë botën janë zotuar të ndihmojnë refugjatët afganë, pasi shumë prej tyre vazhdojnë të largohen nga vendi, pas pushtimit nga talebanët.
“Nëse jeni të gatshëm të strehoni një familje refugjatësh, kontaktoni dhe unë do t’ju lidh me njerëzit e duhur”, shkroi Airbnb në një email drejtuar klientëve të saj.
Kompania do të strehojë falas refugjatët. Sipas faqes së saj të internetit, Airbnb ka strehuar 75,000 njerëz të zhvendosur që nga viti 2012 përmes iniciativës së saj Open Homes.