Meta: Nuk do të ketë qeveri teknike – Pikat kryesore të intervistës

Meta: Nuk do të ketë qeveri teknike – Pikat kryesore të intervistës

Kreu i Kuvendit dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta bisedoi dje me gazetarin Blendi Fevziu për zhvillimet më të fundit politike në vend. Më poshtë po sjellim një përmbledhje të pohimeve kryesore të tij.

Për koalicionin PS-LSI:

  • Nuk kam thënë kështu [që pas miratimit të reformës duhet shkuar në qeveri teknike]. Ky është keqkuptim. Unë kam thënë që duhet të takohemi të gjithë, të gjejmë një zgjidhje. Kam vlerësuar se kemi të bëjmë më një mosbesim të madh për shkak të kësaj klime të helmuar politike.
  • Patjetër [që do të vazhdojë qeverisja PS-LSI]. Ne kemi një marrëveshje katër vjeçare.
  • Nuk e besoj [se do LSI do të paraqesë mocion mosbesimi për kryeministrin Rama]. Kush i ushqen këto thashetheme?!
  • Qeveria e eksperteve, atë që Zoti Basha e quajti teknike, erdhi si ide krejtësisht e imja dhe erdhi nga domosdoshmëria e nevojës për miratimin e reformës me konsensus…. Qëllimi im ishte meqë të tërë e duan reformën, por opozita mendon që qeverisja aktuale Rama-Meta duan të kapin sistemin, atëherë në 21 korrik të miratohej reforma dhe të mendohej për zgjedhje, të mënjëhershmë apo të mëvonshme. Madje ideja ime ishte të bëhej dhe qeverisje PD-PS. Unë do të isha i gatshëm për çdo sakrificë.
  • Nuk ka asnjë sulm nga ana ime, unë i kam dhënë Zotit Rama besim të plotë për të provuar aftësinë e tij si kryeministër.
  • [Qeverisja Rama-Meta] po të ishte më pak arrogante, besoj që do të kishte qenë më e suksesshme dhe po të  ishte më pak konfliktuale, do të kishte qenë më e suksesshme.

Për votimin e reformës më 21 korrik:

  • Besoj se reforma në drejtësi do të kalojë. Këtë e kam patur bindje prej kohësh, mu lëkund pak para disa javësh, por tani jam shumë i bindur që jemi shumë pranë konsensusit për reformën në drejtësi.
  • Drafti mbi të cilin është diskutuar [në takimin Rama-Meta-Basha] është ai hibrid. Ai draft, bazuar dhe në qëndrimet publike të sekretares Nuland dhe komisionerit Fleckenstain është tërësisht i mundshëm.
  • Pretendimet e opozitës mendoj se janë të drejta dhe askush nuk mund t’i kontestojë ato. Po diskutohet për disa modifikime që nuk besoj se e prekin thelbin. Po punohet dhe me ekspertërt e OPDAT-it dhe EURALIUS-it për të gjetur versionin e fundit.
  • Votat e LSI janë prej kohësh në Washington. Padyshim që votat e LSI-së do të jenë në favor të draftit, por porosia që kam marrë unë nga Washingtoni është që të bëj çdo përpjekje për konsesus.
  • Nuk është problemi që reforma të kalojë më 94 apo 95 vota, duhet konsensus. 94 vota nuk janë konsensus, janë një problem i madh për Shqipërinë.
  • Kjo është reformë shumë e madhe, që është zhvilluar në një atmosferë jo shumë demokratike dhe jo shumë konstruktive, ku ka dominuar retorika e ashpër, shantazhuese, ndarëse dhe ku jo vetëm njerëzit, por ka dhe deputetë që ende dhe sot nuk janë të qartë për shumë çështje të reformës.
  • Nëse do të ishin angazhuar Zoti Fleckenstein me Zotin Kukan vetëm një fundjavë pas rekomandimeve finale të Venecias, çështja do të ishte zgjidhur dhe tani reforma do të kishte filluar të implementohej. Mendoj ka qenë një atmosferë komunikimi pak si telefoni i prishur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>