Kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh se fjalimi i kryeministrit Edi Rama nuk solli asgjë të re për qytetarët. Në një reagim në twitter, pas konferencës për shtyp të Ramës, Basha u shpreh se:
“Asgjë e re nga përsëritja e mashtrimeve të vjetra. Plehrat digjen në kriza mjedisore të stisura për të çuar taksat e qytetarëve te mafia e inceneratorëve, krimi gëlon prej ortakërisë me pushtetin, korrupsioni që ka kapur shtetin është i përhapur në cdo qelizë të qeverisë…”.
Ai u shpreh se qeveria nuk ka asnjë arritje përvec braktisjes së qytetarëve. Basha premtoi se do t’i zgjidhë prioblemet e qytetarëve, pavarësisht “masakrës së 25 prillit”.