Mbi 10 mijë njerëz presin të evakuohen nga aeroporti i Kabulit ka njoftuar të mërkurën gjenerali i ushtrisë amerikane, Hank Taylor.
Ndërsa mbeten ende 6 ditë nga afati i fundit i tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, evakuimi nga Kabuli vazhdon me avionë që nisen çdo 39 minuta shtoi gjenerali.
Janë rreth 1500 shtetas amerikanë ende në Afganistan njoftoi më vonë Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken.
Që nga 14 gushti më shumë se 82,300 njerëz janë larguar nga Kabuli tha ai, prej të cilëve, 4500 amerikanë,
Ai shtoi se SHBA do të garantojë evakuimin e amerikanëve të mbetur nëse ata dëshirojnë të largohen.
Presidenti i SHBA, Joe Biden vendosi të mos kërkojë shtyrjen e afatit të evakuimeve përtej 31 gushtit pasi siç tha ai personat në aeroport rrezikohen nga sulme terroriste të lidhura me ISIS.