Pentagoni konfirmon se ka patur dy shpërthime në Kabul

Nga Exit News
Pentagoni konfirmon se ka patur dy shpërthime në Kabul

Kabuli u godit nga dy shpërthime të enjten, ka konfirmuar Pentagoni, teksa numri i viktimave është të paktën 13.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby ka njoftuar se nga shpërthimi në portën Abbey të aeroportit kanë mbetur viktima shtetas amerikanë dhe afganë.

Kirby e përshkruan atë si sulm ‘kompleks’ ndërsa nga raportimi i mëparshëm i BBC dyshohet se një person ka shpërthyer një bombë që mbante në trup ndërsa një tjetër ka qëlluar me armë zjarri.

Zëdhënësi i Pentagonit ka konfirmuar gjithashtu një tjetër shpërthim pranë Hotel Baron i cili ndodhet pranë portës Abbey. Në këtë zonë janë vendosur trupa britanike të cilët po ndihmonin në procesin e evakuimit.

Sipas Reuters, mes viktimave ka gra dhe fëmijë.

Sulmi vjen pas alarmit të lëshuar të mërkurën në mbrëmje nga zyrtarë amerikanë dhe britanikë se aeroporti rrezikohej nga sulme terroriste nga militantë të grupit ISIS.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>