Një tjetër grup qytetarësh afganë pritet të mbërrijnë mbrëmjen e së premtes në Shqipëri, njoftoi ministria e Jashmte.
Dy fluturime që do të mbërrijnë rreth mesnatës do të sjellin 210 shtetas afganë, 24 orë pasi mbërriti grupi i parë me 121 qytetarë.
Afganët që do të mbërrijnë do të strehohen në konviktet në Qytetin Studenti pasi të kenë kryer kontrollet mjekësore në aeroport.
Grupi i parë i afganëve mbërriti të premten në Tiranë, rreth orës 03:00.
Ata u strehuan në hotel në Durrës ndërsa mes tyre ishin 11 foshnje.
Shqipëria do të strehojë përkohësisht 4 mijë afganët të cilët kanë shërbyer pranë misionit të SHBA-ve.
Ata do të qendrojnë në vend deri në marrjen e një vize për të kaluar në SHBA.