Kalifornia mund të lirojë nga burgu vrasësin e Robert Kennedy

Nga Exit News
Kalifornia mund të lirojë nga burgu vrasësin e Robert Kennedy

Bordi i lirimit me kusht në Kaliforni votoi të premten për të liruar vrasësin e prokurorit të SHBA-ve, Robert F. Kennedy pasi dy nga 6 fëmijët e tij mbështetën lirimin e vrasësit dhe prokurorët nuk pranuan të argumentojnë se ai duhet të mbahet pas hekurave.

Por vendimi përfundimtar i takon guvernatorit të Kalifornisë.

Gjashtë fëmijët e Kennedy u shprehën të tronditur nga votimi dhe i kërkuan guvernatorit Gavin Newsom të ndryshojë vendimin e bordit të lirimit me kusht dhe ta mbajë Sirhanin pas hekurave.

Deklarata u nënshkrua nga Joseph P. Kennedy II, Courtney Kennedy, Kerry Kennedy, Christopher G. Kennedy, Maxwell T. Kennedy dhe Rory Kennedy.

Vendimi do të rishikohet për 120 ditë të nga stafi i bordit. Pastaj do t’i dërgohet guvernatorit, i cili do të ketë 30 ditë kohë për të vendosur nëse do ta miratojë, ndryshojë apo modifikojë atë. Nëse Sirhan lirohet, ai duhet të jetojë në një shtëpi pritëse për gjashtë muaj, të regjistrohet në një program kundër abuzimit me alkoolin dhe të marrë terapi.

Robert F. Kennedy ishte senatori amerikan i Nju Jorkut dhe vëllai i Presidentit John F. Kennedy, u vra në vitin 1963.

RFK po garonne për president brenda partisë kur u qëllua për vdekje në Hotel Ambassador në Los Anxhelos, pas fjalimit të fitores në Kaliforni. Pesë të tjerë u plagosën.

Sirhan, i cili këmbëngul se nuk e mban mend momentin e vrasjes u dënua për vrasje të shkallës së parë.

Ai u dënua me vdekje, por ky dënim u shndërrua në dënim të përjetshëm, kur Gjykata Supreme e Kalifornisë e anulloi ligjin e dënimit me vdekje në vitin 1972.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>