Nga data 1 shtatori, ora policore do të nisë nga ora 23:00 deri në 06:00. Vendimi u njoftua të hënën nga komiteti i ekspertëve. Masat e tjera të vendosura janë:
Për të hyrë në Shqipëri, nga të gjitha pikat e kalimit kufitar duhet të paraqitet pasaporta e vaksinimit, testi PCR brenda 72 orëve ose prova e kalimit të Covid-19, 6 muaj pas shërimit.
Nga ky rregull përjashtohen fëmijët deri në 6 vjeç.
Qytetarët me banim në Shipëri që nuk kanë këto tre rregulla, duhet të vendosen në karantinë 10 ditore.