PD mbledh sot Këshillin Kombëtar për të votuar drejtuesit e rinj

Nga Exit News
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar për të votuar drejtuesit e rinj

Partia Demokratike do të mbledh të hënën, rreth orës 18.00, Këshillin Kombëtar, që pritet të votojë për drejtuesit e rinj të strukturave partiake.

Sipas një raportimi të BW, për dy nga çështjet për të cilat PD-ja u përball me kritika për mospërfaqësim gjatë fushatës zgjedhore, atë të pronave dhe të të përndjekurve politik, Basha ka kërkuar ngritjen e dy strukturave të dedikuara.

Ai ka nominuar Ledina Mandian si Sekretare për Pronarët dhe Cështjet e Pronave dhe Jonila Gododle për të Përndjekurit Politikë.

Shkrimtarja e botuesja Flutura Açka është caktuar në krye të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës, ndërsa Jemin Gjana pritet të rikonfirmohet si Kryetar i Komisionit Zgjedhor.

Ndërsa, në Komisionet Parlamentare, PD-ja do të përfaqësohet nga:
Jorida Tabaku në Komisionin për Integrimin Europian;
Agron Gjekmarkaj në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik;
Albana Vokshi në Komisionin për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë;
Oerd Bylykbashi në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut;
Sorina Koti në Komisionin për Ekonominë dhe Financat;
Helidon Bushati në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin;
Flamur Noka në Komisionin për Sigurinë Kombëtare;
Tomorr Alizoti në Komisionin për Politikën e Jashtme.

Exit News zbuloi një ditë më parë emrat e propozuar nga Basha për postët drejtuese në parti.

Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Enkeled Alibeaj dhe Grida Duma do të jenë nënkryetarët e rinj të PD.

Gazment Bardhi do të rikonfirmohet si Sekretari i Përgjithshëm, ndërsa Ervin Minarolli do të jetë Sekretari Organizativ.

Alfred Rushaj do të kryesojë grupin parlamentar, ndërsa Edi Paloka Këshillin Kombëtar.

Propozimet e emrave të rinj pritet të votohen në bllok nga Keshilli Kombëtar i partisë.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>