Autoritetet shëndetësore italiane kanë publikuar masa të reja për udhëtarët që vijnë nga vende të listës D të cilat janë vende që cilësohen të rrezikshme për përhapjen e COVID-19.
Pjesë e këtyre vendeve është edhe Shqipëria.
Duke nisur nga data 31 gusht deri në 25 tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë:
- Dokument që vërteton vaksinimin e plotë të lëshuar nga autoritetet shëndetësore. Dokumenti mund të jetë në formë dixhitale ose të printuar. Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson.
- Test PCR ose antigjenik për COVID-19, të kryer brenda 72 orëve para nisjes;
- Formularin PLF të deklarimit të të dhënave personale
Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin PLF dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore.
Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi.
Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga detyrimi për test PCR ose antigjen.