Në BE janë vaksinuar plotësisht 70% e të rriturve

Nga Exit News
Në BE janë vaksinuar plotësisht 70% e të rriturve

Rreth 70 përqind e qytetarëve mbi 18 vjeç të Bashkimit Europian janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e quajti një “arritje të madhe” që tregoi “çfarë mund të bëjmë kur punojmë së bashku”.

Ajo shtoi në Twitter se duhet vazhduar me vaksinimin e më shumë njerëzve brenda dhe jashtë kufijëve të BE-së.

Pavarësisht kësaj arritjeje, ekspertët thonë se shkalla e vaksinimit do të duhet të jetë shumë më e lartë, midis 80 dhe 90 përqind dhe të përfshijë adoleshentët për shkak të variantit më të transmetueshëm Delta.

Ekzistojnë gjithashtu diferenca midis vendeve të BE-së. Bullgaria dhe Rumania kanë mbetur shumë prapa, duke pasur respektivisht rreth 20 përqind dhe 32 përqind të të rriturve të vaksinuar plotësisht.

“Ne duhet të jemi një hap përpara,” shkroi në një deklaratë Komisionerja e Shëndetësisë Stella Kyriakides. “Ne duhet të adresojmë urgjentisht hendekun shqetësues në normat e vaksinimit midis shteteve tona anëtare dhe të jemi të gatshëm të vendosim vaksina përforcuese nëse dëshmitë shkencore tregojnë se kjo është rruga përpara.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>