Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të nisë punën më 10 shtator.
Presidenti Meta ka dekretuar ditën e premte, në datë 10 shtator 2021 si ditën e mbajtjes së mbledhjes së parë të legjislaturës së re.
Mbledhja është thirrur për tu mbajtur në orën 10:00.
Seanca e parë e Kuvendit hapet nga deputeti më i vjetër në moshë, e cila është Luljeta Bozo.
Në Kuvendin e ri do të jenë 4 parti, PS me 74 deputetë, PD me 59, LSI me 4 dhe PSD me 3 deputetë.
Në mbledhjen e parë pritet të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit.
Propozimet për qeverinë e re dhe kryetarin e kuvendit pritet të shpallen të enjten në Asamblenë e Partisë Socialiste.