Komisioni Europian dhe AstraZeneca arritën të premten një marrëveshje për furnizimin mee vaksina kundër COVID-19, duke i dhënë fund konfliktit mes tyre.
Sipas një raportimi nga Reuters, AstraZeneca u zotua t’i shpërndajë Bllokut 60 milion doza të vaksinës së saj, Vaxzevria, deri në fund të shtatorit, 75 milion deri në fund të dhjetorit të këtij viti dhe 65 milion deri në fund të tremujorit të parë të 2022.
Komisioni Evropian e akuzoi AstraZeneca-n për favorizim të Britanisë së Madhe në kurriz të BE-së dhe e paditi në prill për mosrespektimin e kontratës, si dhe mungesën e një plani “të besueshëm” për të shpërndarjen në kohë të vaksinave.
Kompania u përgjigj se nuk kishte marr kurrë një angazhim përfundimtar, por kishte premtuar të bënte të pamundurën për furnizimin e dozave të premtuara.
Një muaj më vonë, Blloku bëri të ditur se nuk kishte për qëllim të rinovonte kontratën me AstraZeneca-n pas përfundimit në qershor.
Prej atëhërë, fushata e vaksinimit në vendet e BE-së ka avancuar dhe Blloku ka arritur synimin për vaksinimin e 70% të popullsisë së rritur deri në fund të verës.