BE përfundon kontratën me kompaninë Astra Zeneca

Nga Exit News
BE përfundon kontratën me kompaninë Astra Zeneca

Kontrata mes Bashkimit Evropian dhe kompanisë së vaksinave Astra Zeneca përfudnon në qershor, njoftoi të dielën (9 maj) Komisioneri Evropian i Tregut të Brendshëm Thierry Breton, pasi BE nënshkroi një marrëveshje me Pfizer-BioNTech.

BE ende nuk ka njoftuar nëse do të ketë një kontratë të re me kompaninë.

Komisioni muajin e kaluar paditi AstraZeneca për mosrespektimin e kontratës së saj për furnizimin e vaksinave COVID-19 dhe për të mos pasur një plan “të besueshëm” për të siguruar shpërndarje në kohë.

“Ne nuk e rinovuam porosinë pas qershorit. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë ”, u shpreh Breton për radion France International. Ai nuk përjashtoi një rinovim të mundshëm në një fazë të mëvonshme.

Bashkimi Evropian nënshkroi një kontratë të re me Pfizer-BioNTech për 1.8 miliardë doza vaksinash COVID-19 për vitet 2021-2023

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>