SHBA do t’i dhurojë Kosovës mbi 500 mijë doza të vaksinës së kompanisë Pfizer kundër COVID-19.
Dozat do të mbërrijnë në Kosovë duke nisur nga 3 shtatori, raporton REL.
Në total Kosova do të marrë 503 100 doza të cilat vijnë si donacion përmes programit COVAX.
Në Kosovë mbërritën 35 000 doza Pfizer më 20 gusht nga SHBA-ja.
Gjatë javës së fundit Kosova ka shënuar mbi 170 viktima nga COVID-19 ndërkohë që ka mbi 25 mijë të infektuar.
Në Kosovë janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, 298 445 persona.