Zoti Lulzim Basha ka deklaruar të mërkurën pasdite se ai ka rënë dakord me Komisionerin për Zgjerimin Johannes Hahn se roli i Operacionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit do të jetë rol koordinues por jo vendim-marrës.
“Është rënë dakord që roli i misionit ndërkombëtar do të jetë rekomandues dhe vendimmarrja i mbetet institucioneve kombëtare. Asnjë qytetar shqiptar nuk do të përjashtohet nga konkurimi mbi bazën e hamendësimeve e opinioneve, por vetëm mbi fakte e prova sipas ligjit,” – u shpreh Zoti Basha, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Me këtë përcaktim, Zoti Basha u shpreh se PD do të votojë në bllok pro reformës në drejtësi.
Mbetet e paqartë se cili është propozimi konkret i Komisionerit Hahn dhe a do jetë ai i pranueshëm nga PS dhe nga qeveria amerikane.