Ambasadori Soreca: Raporti i OSBE/ODIHR-it konfirmoi zgjedhje të rregullta, parlamenti të diskurojë refomën zgjedhore

Nga Exit News
Ambasadori Soreca: Raporti i OSBE/ODIHR-it konfirmoi zgjedhje të rregullta, parlamenti të diskurojë refomën zgjedhore

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca në një intervistë për gazetën Panorama, deklaroi se raporti i OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet konfirmoi se ato ishin të rregullta.

“Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, të 25 prillit 2021, konfirmoi se zgjedhjet në përgjithësi ishin të mirorganizuara,” pohoi ai,

Por, në të njëjtën kohë, Soreca kërkoi që Parlamenti të fillojë të diskutojë një reformë të re zgjedhore dhe organet ligjzbatuese të hetonin krimet zgjedhore.

Disa pika të tjera të prekura nga Soreca në intervistë ishin:

– reforma në drejtësi, e cila mbetej prioritet për Bllokun dhe premtoi një ndihmë shtesë nga BE-ja prej 9 milionë eurosh.

“Reforma në Drejtësi është dhe do të mbetet një nga përparësitë kryesore për BE-në në Shqipëri. Investimi i BE-së në sektor flet më shumë se fjalët në këtë drejtim: 50 milionë euro janë investuar deri tani dhe 9 milionë euro të tjera pritet të vijnë,” u shpreh Soreca.

– Open Balkans, për të cilin konfirmoi qëndrimin e BE-së se mirëpret nisma bashkëpunimi, por se do të kërkojnë angazhimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tregun e Përbashkët Rajonal, si një projekt gjithëpërfshirës.

Soreca kujtoi gjithë ndihmën financiare që BE-ja ka dhënë për emergjencat civile, për tërmetin, pandeminë, shoqërinë civile dhe projektet e veçanta në vend dhe i kërkoi qeverisë e opozitës të çojnë para reformat për hir të integrimit të vendit në BE.

Ai u shpreh se integrimi përkrahej nga bi 90% e shqiptarëve dhe se detyra e politikanëve ishte “ta bëjnë realitet këtë shtysë kaq të madhe popullore për pranimin në BE”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>