Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë të shqetësuara pasi talebanët shpallën qeverinë e re të Afganistanit, me figura të lidhura me sulmet ndaj forcave amerikane.
Kabineti i përkohshëm udhëhiqet nga Mulla Mohammad Hassan Akhund, i cili është në listën e zezë të OKB-së. Një figurë tjetër, Sirajuddin Haqqani, kërkohet nga FBI.
Në një deklaratë të martën, departamenti i shtetit amerikan tha: “Ne vërejmë se lista e shpallur e emrave përbëhet ekskluzivisht nga individë që janë anëtarë të talebanëve ose bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë dhe asnjë grua. Ne gjithashtu jemi të shqetësuar nga përkatësitë dhe të shkuarën e disa prej individëve.”
Ai shtoi se Amerika do të “gjykojë talebanët nga veprimet e tyre, jo nga fjalët”.
Deklarata tha se Uashingtoni “do të vazhdojmë të angazhohemi që talebanët të mbajnë premtimet e tyre” për të lejuar kalimin e sigurt për shtetasit e huaj dhe afganët me dokumente udhëtimi, “përfshirë lejimin e avionëve që janë gati për të fluturuar jashtë Afganistanit”.
“Ne gjithashtu përsërisim pritshmërinë tonë të qartë që talebanët të sigurojnë që toka afgane të mos përdoret për të kërcënuar ndonjë vend tjetër,” tha DASH.