Dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka djegur një shtëpi në fshatin Ujz të Gjakovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Xhurkaj ka konfirmuar lajmin.
Viktimat dyshohet të jenë të moshës 12 dhe 13 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30 të së mërkurës.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në banesë por brenda saj në momentin e djegies kanë qenë vetëm dy të miturit.