Qeveria amerika urdhëroi vaksinimin e të gjithë punonjësit e administratës dhe hoqi të drejtën e testimit të vazhdueshëm.
Presidenti i SHBA-ve Biden të enjten paralajmëroi firmosjen e një urdhëri për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve federalë, pa mundësinë e marrjes së testeve të rregullta në vend.
Më parë administrate e Biden i kërkoi punonjësve të administratës të vaksinoheshin ose të ndiqnin protokolle të tjera rigoroze të sigurisë, përfshirë testimin e rregullt.
Biden gjithashtu do të urdhërojë vaksinimin e detyrueshëm edhe për punonjësit e firmave që kanë kontrata me qeverinë federale.
Departamenti i Mbrojtjes, Departamenti i Çështjeve të Veteranëve, Shërbimi Shëndetësor dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit do të vaksinojnë rreth 2.5 milion njerëz, sipas një burimi të njohur me planet.