Në Kosovë kanë humbur jetën edhe 30 persona nga COVID-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë të premten.
Megjithatë rastet e infektimeve kanë ardhur në rënie, 685 në 24 orët e fundit që përbëjnë rreth 7.2% të testuarve.
Ndërkaq njoftohet se janë shëruar edhe 1 384 pacientë ndërsa raste aktive janë 19 923..
Situata paraqitet e përmirësuar edhe në spitale pasi vetëm 64 pacientë të infektuar janë në gjendje të rëndë, përkundër mbi 100 që ishin në fillim të javës.
Gjithësej në spitale po trajtohen 1 043 pacientë, 69 më pak se një ditë më herët.
Deri të premten në mesditë, në Kosovë janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit 351 475 qytetarë.