Komisioni i Verifikimit të Mandateve ka verifikuar mandatet për të 140 deputete dhe zëvendësimin e 4 mandateve të lëna nga Gramoz Ruçi, Najada Çomo, Lefter Koka dhe Mark Marku.
Partia Socialiste ka marrë 74 mandate, koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim ka 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate.
Mandatet e koalicionit PD-AN janë ndarë: 50 për Partinë Demokratike, 3 Partia Republikane, 2 PDIU dhe nga një mandat AA, PL, LZHK dhe PBDNJ.
Mirela Pitushi ka marrë mandatin e lënë nga Gramoz Ruçi, Najada Çomo është zëvendësuar nga Mimi Kodheli, Mark Marku nga Elda Hoti dhe Lefter Koka nga Denis Deliu.