Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite viziton Tiranën: Kryeministri Rama kërkon të bëhemi pjesë e nismës së gjelbër arabe

Nga Exit News
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite viziton Tiranën: Kryeministri Rama kërkon të bëhemi pjesë e nismës së gjelbër arabe

Kryeminsitri Edi Rama pritit të shtunën Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite Princin Faisal bin Farhan Al-Saud.

Në një konferencë të përbashkë, Rama u shpreh se palët ranë dakord që të mblidhet së shpejti Komiteti i Përbashkët, që synon thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Ai, po ashtu, shtoi se kishte shprehur interes që Shqipëria të bëhej pjesë e nismës së gjelbër të Arabisë Saudite, e cila kërkon të kontribuojë në agjendën klimatike duke mbjell rreth 50 miliard pemë në rang global.

“Ne do të ishim shumë të lumtur nëse do të ishim pjesë e kësaj nisme, pavarësisht numrit të pemëve dhe në funksion të një axhende të përbashkët të të gjithë aleancës së vendeve për të përballuar sfidën e ngrohjes globale,” pohoi Rama.

Ai shtoi se do të punojë me Princin Al-Saud “që të rrisim ndjeshmërinë dhe qartësinë e atyre vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam dhe të Ligës Arabe që ende nuk e kanë njohur Kosovën”.

Palët nuk folën për projekte konkrete dhe takimi, në dukje, ka qënë një bisedë mbi fushat e mundshme në të cilat vendet mund të bashkëpunojnë.

“Ne kemi patur një diskutim për bashkëpunimet në fushën ekonomike, politike, mjedisore dhe ka shumë gjëra që mund të bëjmë këtu,” deklaroi Princi Faisal bin Farhan Al-Saud nga ana e tij.

Ai bëri me dije se Arabia Saudite e kishte rritur në nivel ministerial Komitetin e Përbashkët, që duhet të shërbente si sinjal për angazhimin në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë.

Megjithatë, nuk komentoi kërkesën e kryeministrit për t’u bërë pjesë e nismës së gjelbër arabe.

Ai premtoi mbështetje për vendin në Këshillin e Sigurimit, ku Shqipëria u zgjodh këtë vit si mes 15 vendeve anëtare jo të përhershme.

Në qershor tq këtij viti, qeveria shqiptare mori rreth 30 milionë euro kredi nga Fondi për Zhvillimin e Arabisë Saudite për përmirësimin dhe ndërtimin e rrugës Tuneli i Ujit të Ftohtë, Vlorë – Marina, Orikum, me gjatësi 10 kilometra.

Ndërkohë, një muaj më parë Arabia Saudite i dhuroi Shqipërisë pajisje mjekësore, përfshirë 23 ventilator, për ta ndihmuar në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Në fillim të vitit qeveria shqiptare u kritikua pas një darke të disa zyratrëve shqiptar në Dubai, të publikuar në mediat sociale, për të cilën Rama pretendoi se ishin ftuar nga pala arabe.

Ai sqaroi se takimi kishte qëllim joshjen e investitorëve, duke injoruar faktin se, sipas ligjit ajo përbënte konflikt interesi. Gjithashtu, ajo nuk sqaroi rolin e biznesmenit Samir Mane, i pranishëm në darkën në fjalë.

Në disa media u raportua se grupi i zyrtarëve shqiptarë vizitoi Dubain me ftesë të grupit të biznesit Emaar. Ky grup ka marrë përsipër të ndërtojë 2000 apartamente në zonën e Spitallës, si pjesë e procesit të Rindërtimit.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>