Policia njoftoi të dielën pasdite se ka vënë në pranga teknikun e mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve pranë kompleksit të pallateve në Astir, D. Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë, pas aksidentit afër mesnatës. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Nën të njëjtën akuzë po hetohet në gjendje të lirë edhe vëllai i tij, shtetasi D. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, administratori i firmës së kontrollit të ashensorëve.
Dy gra kanë qenë brenda ashensorit kur kavoja e tij është shkëputur dhe është përplasur me fuqi në katin e parë. Ato njoftohet se janë lënduar, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut deklaroi se ashensori nuk ka qenë i regjistruar e inspektuar nga një Trupë e Autorizuar, siç parashikon ligji, dhe rrjedhimisht, nuk është mirëmbajtur.
Policia nuk dha informacion në lidhje me administratorin e pallatit, i cili ka për detyrë të kontraktojë një organ të miratuar për kontrollin fillestar dhe periodik të ashensorit.