Kombet e Bashkuara po kërkojnë të mbledhin më shumë se 600 milion dollarë në ndihmë për Afganistanin, duke paralajmëruar se vendi po përballet me një krizë të madhe humanitare.
Organizata do të mbajë një konferencë në Gjenevë të hënën ku do të bëjë thirrje për mbështetje ndërkombëtare pasi kushtet e vështira në të cilat gjenden miliona afganë rrezikojnë të shkaktojnë një katastrofë humanitare.
“Afganët kanë nevojë urgjente për ushqim, ilaçe, shërbime shëndetësore, ujë të pijshëm dhe kanalizime”, tha OKB.
Organizata shtoi se objektivi prej 600 milion dollarësh do të sillte “lehtësim jetik” për miliona.
“Vendi përballet me një situatë jashtëzakonisht të tmerrshme një konflikt të zgjatur, një thatësirë të rëndë dhe pandeminë Covid-19 në një kontekst ku … pothuajse gjysma e popullsisë kanë nevojë për ndihmë,” thuhet në deklaratën e OKB-së.
Aty nënvizohet gjithashtu situata e rëndë ekonomike e vendit dhe shqetësimet për të drejtat e grave.
Rreth 3.5 milionë afganë janë detyruar të zhvendosen brenda vendit që kur nisi ofensiva talebane për rimarrje e pushtetit.