Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka ktheyr kërkesën e SPAK për gjykim në çështjen e ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.
GJKKO, sipas Report.tv ka kërkuar sërish për hetim dhe ekspertizë të re financiare të Fatos Lulos me një ekspert të pavarur.
Lulo akuzohet për korrupsion dhe fshehje pasurie. SPAK nisi hetimet për gjykatësit pas përjashtimit të tij nga sistemi i drejtësisë.
Gjyqtari i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka deklaruar se pasuria e tij është e ligjshme.