Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi në Kuvend të enjten përmirësimin e jetës publike dhe politike të vendit dhe për këtë ftoi shoqërinë civile “për të ndërtuar bashkarisht një platformë për rikthimin e demokracisë”.
Basha tha se PD ka marrë mësimet nga gabimet e së shkuarës dhe se ka hapur dyert për ata që duan të kontribuojnë në përmirësimin e jetës politike të vendit.
Basha kërkoi që nga bashkëpunimi me shoqërinë civile të dalin propozime për ndryshime kushtetuese “që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, për platforma që clirojnë ekonominë nga oligarkët dhe garantojnë garën dhe konkurencën, për shkëputjen përfundimtare të politikës nga krimin”.
Gjatë seancës, kreu i PD hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama se ka keqqeverisur gjatë 8 viteve dhe se ka mbajtur pushtetin duke manipuluar zgjedhjet.