Google dhe Apple fshijnë nga dyqanet aplikacionin e opozitës ruse

Nga Exit News
Google dhe Apple fshijnë nga dyqanet aplikacionin e opozitës ruse

Kompanitë Google dhe Apple kanë rënë nën presionin e qeverisë ruse dhe kanë fshirë nga dyqanet e tyre të aplikacioneve një aplikacion të opozitës.

Aplikacioni, i ideuar nga aleatët e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, u jep njerëzve rekomandime të hollësishme se për kë duhet të votojnë në përpjekje për të t’i bërë ballë partisë në pushtet Rusia e Bashkuar të presidentit Vladimir Putin.

Zyrtar rus u takuan me përfaqësuesit e kompanive në prag të zgjedhjeve për t’u kërkua të heqin aplikacionin, ose do të përballen me gjoba e ndjekje penale.

Për të njëjtin qëllim u thirr edhe ambasadori amerikan në Rusi, jack Sullivan, të cilit iu komunikua se mosveprimi i kompanive do të konsiderohej si ndërhyrje e SHBA në punët e brendshme ruse.

Partia e Navalny-t u etiketua me vendim gjykate si ekstremiste, pasi juria pranoi argumentet e Prokurorisë se organizata po përpiqej të destabilizonte vendin.

Një burim i Reuters tha se Google vendosi të heqë aplikacionin pasi iu komunikua persona nga stafi vendas mund të përballeshin me burg.

Ndërkohë, kritikët dhe pjestarët e opozitës në Rusi kanë dënuar vendimin e dy kompanive.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>