Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit jep 500 mijë euro tender pa garë për piste vrapimi

Nga Exit News
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit jep 500 mijë euro tender pa garë për piste vrapimi

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dha 58 mln lekë të reja për ndërtimin e një piste vrapimi në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, përmes një tenderi pa garë.

Agjencia, që vepron nën juridiksionin e Bashkisë Tiranë, pranoi ofertën e kompanisë “G.A.C”, që ishte rreth 467 mijë euro ose 99.7% e fondit limit për ndërtimin e projektit.

Në tender garuan tre kompani, dy prej të cilave janë skualifikuar për mosplotësim dokumentacioni.

Mes viteve 2019 dhe 2021 kjo kompani ka përfituar 1 milionë euro nga Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit.

Në dhjetor 2020, ajo u shpall fituese e tenderit për ndërtimin e fushave të tenisit në Parkun e Liqenit me ofertë 99.6% të fondit limit, pas skualifikimit të 8 kompanive garuese .

Në nëntor 2020, G.A.C fitoi tenderin “Kënde lojrash të personalizuara me imazhe të Qytetit të Tiranës”, ku konkurroi e vetme me ofertë 99% të fondit limit.

Kjo kompani i ka fituar tenderat ose me ofertë të vetme, ose pas skualifikimit të konkurentëve, sipas  opencorporates.al.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>