Shpërthimi vullkanik në ishullin La Palma në Kanariet spanjolle ka shkatërruar rreth 100 shtëpi dhe ka detyruar evakuimin e rreth 5 mijë personave.
Vullkani shpërtheu të dielën, duke lëshuar në ajër lavë, tym dhe hi mbi një zonë të populluar rrallë në La Palma, ishulli më veriperëndimor në arkipelagun e Kanarive.
Aktualisht, lava po lëviz drejt bregdetit, megjithëse ende nuk dihet itineari që do të përshkrojë. Si rrjedhojë, shërbimet e emergjencës kanë evakuar persona kryesisht nga qytetet bregetare.
Sipas autoriteteve, nuk ka patur viktima dhe nëse zbatohen udhëzime e lëshuara, nuk duhet të ketë fatalitete, por vetëm dëme materiale.
Cumbre Vieja në La Palma një nga rajonet vullkanike më aktive në Kanarie dhe shpërthimi i fundit u paralajmërua nga mbi 22 mijë dridhje brenda një jave në ishull.
Shpërthimi më i hershëm i regjistruar në La Palma ishte në 1430, sipas Institutit Gjeografik Kombëtar Spanjoll (ING) dhe ai i fundit ndodhi më 1971, nga i cili pati një viktimë.