PS dhe PD bien dakord të rrisin numrin e komisioneve parlamentare

Nga Exit News
PS dhe PD bien dakord të rrisin numrin e komisioneve parlamentare

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë rënë dakord që të rrisin numrin e komisioneve parlamentare nga 8 që është aktualisht në 12.

Lajmi u bë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili konfirmoi se propozimi ishte dakordësuar me homologun demokrat, Alfred Rushaj.

Balla argumentoi se 8 komisione janë “shumë pak për të kryer një punë efektive” dhe se kishte propozuar të krijoheshin 12 të tillë.

“Kam marrë dakordësinë edhe të opozitës dhe mendoj që Kuvendi ka hyrë në atë normalitetin e vet,” tha Balla mes të tjerash.

Rishpërndarja e anëtarëve të komisioneve në mënyrë që bëhej vend për anëtarët e LSI-së dhe PSD-së, u bë shkak për përplasje mes PD-së dhe shumicës socialiste.

E para e akuzoi PS-në se kërkonte të kufizonte praninë e opozitës në komisione, ndërsa kjo e fundit u përgjigj se PD-ja donte të minonte aleatin në opozitë.

Tashmë, duket se palët kanë gjetur dakordësi.

Sipas rregullores së Kuvendit, çdo deputet duhet të jetë pjesë e komisioneve parlamentare. Numri i tyre në komisione duhet të respektojë balancën shumicë-pakicë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>