Policia e Durrësit arrestoi të enjten një doganier të Portit të Durrësit, i dënuar në Itali për trafik droge.
42-vjeçari, u arrestua në Itali pas një operacioni antidrogë në Pescara, sëbashku me 27-vjeçari Sergio Morelli, 25-vjeçari Orges Abazaj, 27-vjeçari Klodian Gjuzi, dhe Endri Pezën.
Gjatë kontrollit të policisë u sekuestruan 15 kilogramë heroine, 15 mijë euro, 5 telefona celularë, tre automjete.
Në vitin 2015, Berisha publikoi një lajm të mediave italiane për operacionin, pas publikimit të një foto të Kryeministrit Edi Rama me Endri Pezën. Ndërsa Peza i kthehu menjëherë përgjigje Berishës, duke i quajtur akuzat ndaj tij gënjeshtra.