Vaksinimi kundër koronavirusit në grupmoshën 12-19 vjeç ka ulur infeksionet që nga fillimi i gushtit sipas të dhënave nga Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali.
Më pak infeksione gjithashtu tek punonjësit e shëndetit, njofton Instituti.
Ndërkohë, Komiteti italain Shkencor Teknik miratoi vaksinimin me dozën e tretë të vaksinës për personat mbi 80 vjeç. Ndërsa vendimi për administrimin e dozës së tretë në personelin e kujdesit shëndetësor u shty.
Sipas ekspertëve të qeverisë, në fakt, nuk ka urgjencë për të administruar dozën e tretë të vaksinës për profesionistët e shëndetit: ata nuk janë subjekte të rrezikuar. Sidoqoftë, duhet të theksohet se doza e tretë do të administrohet tek punonjësit më të rrezikuar.
Italia njoftoi gjithashtu se tek personat mbi 80 vjeç të vaksinuar ka shumë më pak shtrime në spital dhe vdekje.
Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Lartë i Shëndetit, ndryshimi në shkallën e shtrimit në spital midis të vaksinuarve dhe të pavaksinuarve është i dukshëm tek personat mbi 80 vjeç: 1.4 kundrejt 15.5 për 100 mijë banorë, ndërsa duke pasur parasysh vdekjet ne jemi në 8.7 për 100 mijë banorë në mesin e të vaksinuarve dhe 119.2 në mesin e të pavaksinuarve.
Në këtë grupmoshë shkalla e shtrimit në spital tek të pavaksinuarit është 9 herë më e lartë se tek të vaksinuarit, në kujdesin intensiv është 11 herë më e lartë dhe ajo e vdekjeve është 14 herë më e lartë.