Kryeminsitri Edi Rama, gjatë një konference për shtyp më homologun kosovar Kurti deklaroi se Kosova ishte në të drejtën e saj për të vendosur masat e reciprocitetit dhe se Serbia po i fryn nacionalizmit vandal.
“Aplikimi i reciprocitetit është jo vetëm një normë në marrëdhëniet ndërkombëtare, por edhe një marrëveshje e arritur mes palëve. E gjykojë të drejtë dhe ky pozicion mbetet i pandryshuar. E drejta këtu është me Kosovën dhe jo me Serbinë,” u shpreh Rama.
Ai shtoi se ndryshe nga sa pretendon “udhëheqja e Beogradit zyrtar dhe disa fantazma të gjeneralëve serb”, serbët e Kosovës nuk janë të rrezikuar, por se ishin peng i Serbisë.
Rama tha se palët gjithsesi tashmë duhet ta zgjidhnin problemin me dialog dhe të shmangnin ngrirjen e konflikt. Kjo ishte e nevojshme edhe për të mos rrezikuar mbështetjen e aleatëve, sipas tij.
“Këto manovra risjellin në skenë hije të së shkuarës dhe nzisin nacionalizmin vanadal të zjarrëvënësve të institucioneve publike, që janë aty për t’i shërbyer qytetarëve,” tha Rama.
Rama bëri me dije se nuk kishte patur kontakt me Vuçiçin, pasi sipas tij nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar dhe e drejta qëndronte me Kosovën.
Duke iu rikthyer Open Balkans, ai ripërsëriti se projekti ishte marrja në dorë e procesit të Berlinit, duke mos pritur nga Evropa.
“Forca duhet të jetë shumë e madhe për të parë më tutje sepse Kosova e ka fituar luftën” deklaroi Rama.