Partia Demokratike kërkon ngritjen e tre komisioneve hetimore parlamentare për zgjedhjet e 25 prillit, çështjen Becchetti dhe inceneratorët.
Grupi parlamentari i PD u mblodh në një takim në selinë e partisë për të diskutuar propozimet që do të bëjë opozita në Kuvend.
Kreu i PD, Lulzim Basha tha se do të kërkohet ngritja e tre komisioneve hetimore parlamentare:
PD do të kërkojë ngritjen e një komisioni parlementar për zgjedhjet e 25 prillit për të hetuar akuzat e opozitës lidhur me keqpërdorimin e aseteve publike në favor të PS dhe grumbullimin e të dhënave personale të votuesve të Tiranës.
Basha propozoi gjithashtu ngritjen e një komisioni parlamentar për çështjen Becchetti dhe një për Inceneratorët.
Çështja Becchetti ka të bëjë me gjyqin e humbur në Gjykatën e Arbitrazhit nga Shqipëria e cila detyrohet t’i paguajë biznesmenit italian 120 mln euro.
Në lidhje me inceneratorët, opozita akuzon qeverinë se tenderat për ndërtimin e tyre janë korruptivë.