Partia Demokratike do të kërkojë në Kuvend uljen e TVSH-së për produktet e shportës nga 20 në 6%, tha kreu i saj Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat.
Sipas Bashës, shumë familje e kanë të pamundur të përballojnë ushqimet bazë për shkak rritjes së çmimeve.
Produktet ushqimore të shportës janë buka, qumështi, mishi, frutat dhe perimet, vaji, pijet alkoolike dhe jo alkoolike
PD do të kërkojë ngritjen e tre komisioneve hetimore parlamentare:
- Për Zgjedhjet, i cili do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj
- Për çeshtjen Becchetti, i cili do të drejtohet nga Gazment Bardhi
- Për Incineratoret, që do të drejtohet nga Jorida Tabaku
PD akuzon PS për keqpërdorimin e aseteve publike në favor të saj dhe grumbullimin e të dhënave personale të votuesve të Tiranës.
Çështja Becchetti ka të bëjë me gjyqin e humbur në Gjykatën e Arbitrazhit nga Shqipëria e cila detyrohet t’i paguajë biznesmenit italian 120 mln euro.
Në lidhje me inceneratorët, opozita akuzon qeverinë se tenderat për ndërtimin e tyre janë korruptivë